Ish-banori i “Big Brother Vip” Ronaldo Sharka ka folur pas spektaklit për marrëdhënien e tij që ka me Nita Latifin.
Ai shprehet se Nita e ka hequr nga Instagrami dhe se nuk mund të bëhet dot si Elvana Gjata edhe nëse del nga “Big Brother”.
“Big Brother’ dhe daljet nga ‘Big Brother’, tregojnë shumë për njerëzit. Njerëzit mendojë që duke u futur në “BBV” dhe duke dalë nga “BBV”, bëhen Elvana Gjata, por nuk mund të bëhesh Elvana Gjata duke dalë nga “Big Brother” dhe kjo është Nita Latifi. Pashë që më kishte hequr dhe nga Instagrami, nuk e di domethënë. Nuk e di se ç’pati”,- shprehet Ronaldo.