Inceneratorët, partia e Lirisë: SPAK të reagojë, presim përgjigjen e Ramës

Partia e Lirisë ka reaguar sërish në lidhje me aferat e inceneratorëve.

Në një deklaratë publike, koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit, Brisida Shehaj u shpreh se janë konstatuar shkelje në këto afera, teksa theksoi se ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku duhet të reagojë.

Sakaq shtoi se këto shkelje do të raportohen në SPAK dhe në kryeministri.

“Ministria i di detyrat për inceneratorët, por nuk e di për projektin. Ka për detyrë vetëm monitorimin, shpenzimet që bën incneratori. Kontratat vijojnë, ministrat nuk dinë gjë, Janë konstatuar shkelje. Dy janë përgjegjësit për incneratorët: ministria e infrastrukturës dhe bashkia Tiranë. Të gjitha këto janë dokumeta shtetërore”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *