Inceneratori i Tiranës, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të arrestuarit!

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 11 personat e dyshuar për inceneratorin e Tiranës. Vetëm për Jetmir Llapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, ka ndryshuar masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Për 5 është konfirmuar masa e sigurisë arrest në burg, kurse 7 të tjerë janë lënë në masë sigurie ‘arrest shtëpie’, ndërsa 3 persona janë në kërkim. Kujtojmë se më herët Prokuroria e Posaçme lëshoi 15 urdhër arreste, pas hetimeve të nisura për procedurat e dhënies me koncension për inceneratorin e Tiranës ku të përfshirë rezultojnë zyrtarë e ish-zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe bashkisë së Tiranës. Me vendim të gjykatës është caktuar masa e arrestit në burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka si dhe ish-sekretarin e kësaj minisitri Alqi Bllako të dy të dënuar për shpërdorim detyre korrupsion e pastrim parash për dy inceneratorët e tjerë atë të Fierit e Elbasanit.

E njëjta masë është dhënë edhe për administratorët e kompanisë që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri ndërsa rezultojnë ende të shpallur në kërkim prë ndërtimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Zoto e Mërtiri janë dënuar në mungesë për korrupsion e pastrim parash.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *