Një incident befasues ka ndodhur në “Ditën e dyrve të Hapura ” në Kancelarinë Federale . Gjatë një shëtitje në kopsht, dy gra i kërkuan kancelarit Olaf Scholz një foto së bashku. Kur më në fund qëndruan pranë politikanit të SPD -së, gratë nisën të zhvisheshin , raporton agjencia e lajmeve AFP.
Siç doli, vizitorët ishin demonstrues që kishin shkruar “Embargo për gazin ” në gjoksin e tyre . Një situatë befasuese për kancelarin Scholz , i cili buzëqeshi dhe nuk e la veten të shqetësohej. Sipas AFP, demonstruesit topless u shtynë menjëherë mënjanë nga rojet e sigurisë.
Sfondi i protestës lakuriq ka të ngjarë të jetë qëndrimi i qeverisë gjermane për një embargo gazi kundër Rusisë . Ajo aktualisht po e refuzon këtë me arsyetimin se një furnizim i sigurt me energji nuk mund të garantohet pa gazin rus. Megjithatë, Rusia tani ka kufizuar ashpër dërgesat.
Gjatë një diskutimi publik të dielën, Scholz iu referua gjithashtu rrugëve alternative të importit që synojnë t’i japin fund varësisë nga Rusia . Ndër të tjera, janë në ndërtim e sipër terminale të reja të gazit të lëngshëm, nga të cilët “mund të shpresojmë që të parin ta vëmë në funksion në fillim të vitit të ardhshëm”, tha kancelari.