Incident në Aeroportin e Rinasit/  Avioni i postës bën ulje të detyruar dhe del nga pista gjatë uljes. Bllokohen ulej-ngritjet e avionëve  

Aeroporti i Rinasit është futur në një situatë aspak të zakontë këtë pasdite për shkak të një incidenti që ka ndodhur me një prej aeroplanëve që duhet të ulej në pistën e tij.

“Priza.al” ka mësuar prej bashkëpunëtorëve të saj se, pista e aeroportit është dëmtuar prej këtij incidenti të ndodhur me një avion që sillte postën dhe për pasojë të gjitha fluturimet janë pezulluar momentalisht.

“Priza.al” ka kërkuar që të marrë kontakte edhe me përfaqësues të aeroportit të Rinasit, në lidhje me këtë situatë, por në telefonat e tyre nuk është përgjigjur askush.

Ndërkohë prej burimeve tona në Rinas, konfirmohet një incident i ndodhur me një prej avionëve në ulje të kompanisë “Swiftair”, por pa specifikuar shkaqet apo detaje të tjera më të hollësishme.

E vetmja gjë që kemi konfirmuar deri tani, është fakti se të gjitha fluturimet për në drejtim të Rinasit ose nga ky i fundit janë spostuar në orare, por pa dhënë një arsye.

Këtë e konfirmon edhe tabela e mëposhtme e fluturimeve, ku oraret e atyre të fundit janë spostuar ose kanë vonesa në ardhje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *