Incident në selinë e PD, qytetari i kthehet Bardhit: Kush je ti? Tradhtar bashkë me Bashën

Një incident ka ndodhur në ambientet e jashtme të selisë blu dhe është regjistruar nga kamerat që ishin aty pranë.

Një qytetar i pa identifikuar ka shpërthyer në britma duke thënë se në shtëpinë e tij, duke iu referuar selisë blu, nuk mbyllen dyert.

‘Te shpia ime nuk mbyllen dyert. Të lutem kush je ti. Basha dhe Gaz Bardhi tradhtar. Mbani Edi Ramën në pushtet.’ -thotë një mbështetës i Partisë Demokratike i irrituar për faktin se në selinë e PD-së janë mbyllur dyert.

Teksa truproja e Gazment Bardhit i qëndron pranë duke i kërkuar që të qetësohet, i moshuari e pyet disa herë se kush ishte ai. Megjithatë situata është qetësuar më tej dhe qytetari është larguar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *