‘Incidente dhe parregullsi të rënda në procesin zgjedhor’/ PD shkresë KQZ: Të na vihen në dispozicion të dhënat teknologjike

Përmes sekretarit për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, PD i është drejtuar përmes një shkrese KQZ ku i kërkon t’i vihen në dispozicion të dhënat teknologjike.

Në letrën dërguar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, Kaso shkruan se, përmes numëruesve dhe vëzhguesve në terren ka grumbulluar dhe është duke grumbulluar të dhëna lidhur me parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, veçanërisht gjatë fazës së numërimit. Lidhur me këto pretendime PD kërkon nga KQZ t’i vihen në dispozicion:

Pamjet filmike në çdo qendër votimi, pamje filmike të numërimit të fletëve të votimit, të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e identifikimit, të dhënat e kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik dhe listave të zgjedhësve të nënshkruar mekanikisht.

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *