Një grua është vrarë dhe një burrë është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në xhirimet e filmit “Rust”, një film western me Alec Baldwin në prodhim në New Mexico, Shtetet e Bashkuara.
Mediat amerikane raportojnë se aktori Alec Baldwin qëlloi me armë gjatë xhirimeve të filmit “Rust” duke lënë të vdekur një grua dhe ka plagosur një burrë.
Këtë e ka bërë të ditur policia lokale, sipas së cilës ka qenë aktori që ka tërhequr këmbëzën.
Viktima është drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins, 42-vjeçare, ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur regjisori Joel Souza. Për momentin nuk është zyrtarizuar asnjë akuzë për ngjarjen, e cila është nën hetim.
Sipas hetuesve, të cilët vizituan skenën e të shtënave, drama duket se lidhet me një armë të përdorur si aksesor në xhirime.
“Hetuesit po përpiqen të zbulojnë se ç’lloj plumbi është qëlluar dhe në ç’mënyrë”,- thuhet në deklaratën e sherifit. Hutchins dhe Souza “u qëlluan kur Baldwin zbrazi armën”,- tha sherifi i Santa Fe, duke shpjeguar se drejtoresha i fotografisë vdiq më vonë për shkak të plagëve.
“Rust” është një western i shkruar dhe drejtuar nga Joel Souza, ku luan Alec Baldëin si bashkëprodhues dhe në rolin e një të jashtëligjshmi Harland Rust, i cili vjen në ndihmë të nipit të tij 13-vjeçar të dënuar me burg për vrasje
Një tragjedi ka ndodhur gjatë xhirimeve të një filmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku protagonist është një aktor i njohur.
/Priza.al/