Cristiano Ronaldo dënohet për agresion ndaj një djali me autizëm. Në muajin prill, portugezi i theu telefonin e një djali autik. Ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes së Manchester United me Everton (0:1) në kuadër të javës së 32-të Premier League. Menjëherë pas kësaj, sulmuesi kërkoi falje.
Federata e Futbollit të Anglisë (FA) i quajti veprimet e futbollistit 37-vjeçar si “të pahijshme dhe të dhunshme”. Për këtë, Ronaldo u pezullua për dy ndeshje, u gjobit me 50 mijë paund dhe u paralajmërua.
Dje, United dhe Cristiano kanë ndërprerë kontratën.