Incidenti mes PS-së dhe PD-së/ Reagon Hajdari: Në 25 Prill mos i votoni më bandat

Kandidatja për deputete e qarkut të Elbasanit, Rudina Hajdari, ka folur rreth incidenteve të dhunshme që ndodhën sot midis PD-së dhe PS-së në qytetin e Elbasanit. Ajo ka akuzuar partitë se ata e shndrruan qytetin në fushëbetejë. Hajdari tha se qytetarët nuk duhet të zgjedhin mes bandave, por të zgjedhin ide që konkurojnë nëpërmjet debatit publik dhe konstruktiv.

Dita e Verës në Elbasan u kthye në një ‘fushë betejë’ mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Socialiste. Shkak u bë përplasja e axhendave të dy liderëve politik, Basha dhe Rama. Rama u prit me thirrjet ‘Rama ik’ në Elbasan, ndërkohë që dhe mbështetësit e PS-së, fyen dhe ofenduan ‘kundërshtarët’ e tyre. Kjo solli në një përplasje fizike mes njerëzve që ishin të pranishëm në bulevard, duke bërë që disa prej tyre të ndaloheshin. Ndërkohë përplasjet virtuale vijuan nga ana e Ramës dhe Bashës.

POSTIMI:

“Përplasja e dhunshme sot, mes militantëve të PS e PD në Elbasan, është pasqyra më e qartë e degradimit të kësaj klase politike e cila nuk ka më ide por vetëm muskuj. Teksa qytetarët kishin dalë për të shijuar ditën e verës, bandat politike e shndërruan qytetin në fushëbetejë duke prishur gjithë atmosferën dhe duke shkaktuar panik.Fushata elektorale nuk mund të jetë garë muskujsh, sharjesh, grushtash apo armësh, por garë idesh dhe projektesh mbi të ardhmen e njerëzve. Qytetarët nuk mund të zgjedhin mes dy bandave por duhet të zgjedhin mes ideve që konkurrojnë nëpërmjet debatit publik dhe konstruktiv. Koha ta mbyllim këtë kapitull të shëmtuar dhe të shohim nga e ardhmja. Në 25 Prill mos i voto më bandat”, ka shkruar Hajdari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *