Incidenti në Francë/ Qëlloi me shuplakë Macron, zbulohet çfarë tha autori

Një ngjarje e papritur ka ndodhur sot në Francë, ku një qytetar qëlloi me shuplakë presidentin Emmanuel Macron. Ende nuk janë bërë të ditura që çuan në incidentin në Drome. Përveç thirrjes ‘’Poshtë Makronia’’, djali me bluzë jeshile dhe syze bërtiti edhe “Montjoie Saint Denis”.

Sipas mediave franceze, ky togfjalësh ishte thirrje lufte nga ushtritë franceze kur vendi ishte ende monarki.

Pas ngjarjes, Macron qëndroi sërish afër turmës duke biseduar me një person tjetër në anën e kundërt të barrierave metalike.

Presidenca franceze nuk ka komentuar ngjarjen, por ka bërë me dije se u bë një tentativë për sulm ndaj Macron. Kryeministri francez nga ana tjetër, Jean Castex e cilësoi një fyerje të demokracisë.

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *