Kujtim Hoxha nënkryetar i KZAZ-së nr 70 në Maliq është paraqitur në komisariatin e policisë për të denoncuar deputetin e Partisë Socialiste për Maliqin Ilir Pendavinjin. Ai tha se shkoi në Zezdë pas raportimeve për konflikt atje dhe kur ka shkuar është kërcënuar nga deputeti i PS-së.
‘Nuk ishte një situatë normale për të pasur zgjedhje të lira. Unë denoncimin do ta bëj për Ilir Pendavinjin, se quaj deputet, ai është një gangster. Në ambientet e votimit është shprehur se sido që të votohet ne me Edi Ramën e kemi të fituar.’- u shpreh ai.