Një person është arrestuar ditën e djeshme pasi i është afruar arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth në një nga sallat e Westminster ku po zhvillohen edhe homazhet në nderim të saj. Ai u arrestua sipas ‘Ligjit për Rendin Publik’ dhe u dërgua në paraburgim. Gjatë incidentit, video transmetimi i homazheve për mbretëreshën u ndërpre për disa çaste.
Një zëdhënës i parlamentit tha se: “Ne jemi në dijeni të një incidenti në Westminster Hall, në të cilin një anëtar i publikut u largua nga radha dhe shkoi drejt arkivolit të Mbretëreshës. Sigurimi largoi publikun nga salla dhe në radhë qëndronin pak persona.”
Një dëshmitar që pa incidentin tregoi se çfarë ndodhi ato momente. “Ne e pamë atë (burrin) në radhë që nga fillimi dhe gjatë gjithë ditës, ai ishte vetëm. Kur u futëm në dhomë ishim në krye të shkallëve kur pamë incidentin. Një zonjë bërtiti ndërsa rojet e ndaluan atë me shpejtësi”.