Indeksimi i pagave/ Partia e Lirisë kërcënon Qeverinë: 50-70 euro në muaj çdo qytetar mbi 18 vjeç

Partia e Lirisë ka dalë mesditën e sotme në një deklaratë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi tha se Shqipërinë e pret një greminë ekonomike. Ai shton se Partia e Lirisë i propozon qeverisë 6 masa për të luftuar varfërinë.

“Shqipërinë e pret gremina ekonomike. Partia e Lirisë propozon 6 masa që luftojnë varfërinë. Indeksimi i pagave, një detyrim kushtetues. Rritje e rrogave dhe pensioneve. Mbështetje financiare për qytetarët me të paktën 50-70 euro në muaj. Të ulet TVSH për produktet e konsumit. Mbështetni turizmin me paketa konkrete. Lehtësoni çmimin e karburanteve. Nuk është normale që Ukraina në luftë e blen naftë më lirë se Shqipëria në paqe.

Partia e Lirisë angazhohet që nisma e saj e parë me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të jetë indeksimi me ligj i menjëhershëm i pagave, detyrim ligjor dhe kushtetues, që Edi Rama nuk e ka venë në zbatim prej vitit 2017.
Një thirrje publike edhe për të gjithë punonjësit e tatimeve dhe taksave: Mos ju bindni asnjë urdhëri për gjobvënie ndaj bizneseve sepse nesër nuk do t’i shpëtoni ndëshkimit ligjor”, tha Tedi Blushi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *