India bllokon fondet e huaja për organizatën bamirëse të Nënë Terezës

Qeveria indiane në një vendim të saj të fundit ka refuzuar të rinovojë licencën e financimit të huaj për një organizatë bamirëse të themeluar nga Nënë Tereza.

Sipas BBC, Misionarët e Bamirësisë ka mijëra murgesha që mbikëqyrin projekte si shtëpi për fëmijët e braktisur, shkolla, klinika dhe bujtina. Në ditën e Krishtlindjes, ministria e Brendshme në Indi njoftoi e nuk e kishte rinovuar regjistrimin për shkak të “inputeve negative”.

Grupet hindu kanë akuzuar prej kohësh bamirësinë për përdorimin e programeve të saj për të kthyer njerëzit në krishterim. Organizata bamirëse i ka mohuar këto akuza.

Në një deklaratë të hënën, ajo konfirmoi se aplikimi për rinovim ishte refuzuar dhe se nuk do të operonte asnjë llogari financimi të huaj derisa çështja të zgjidhej.

Më herët, kryeministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee, shkaktoi polemika pasi postoi në Twitter një lajm se qeveria kishte ngrirë llogaritë bankare të bamirësisë. Por qeveria dhe autoritetet lokale mohuan një gjë të tillë

/Burimi: BBC/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *