Inertet mbushin lumin Erzen dhe i ndryshojnë edhe shtratin/ Në Arbanë, Picallë dhe Stermas të Tiranës, mbetjet përdoren për të përfituar tokë  

Shumë pranë me kryeqytetin rreth 10 km larg qendrës së Tiranës, në zonën e Arbanës hidhen pirgje me inerte që po shkatërrojnë mjedisin dhe po i ndryshojnë shtratin natyror lumit Erzen.

Institucionet shtetërore që duhet të parandalojnë këto krime mjedisore, nuk po marrin masa si Policia e Shtetit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Ministria e Mjedisit.

Në fshatin Picallë dhe Stermas të Tiranës, gjen kudo mbeturina dhe inerte të hedhura në breg të lumit. Autorët e masakrave mjedisore po devijojnë edhe rrjedhën e lumit Erzen, i cili si asnjëherë më parë është tërësisht i ndotur.

Jo vetëm që inertet po hidhen vend e pa vend, ditën apo natën, por tashmë po merren edhe toka bujqësore me qira, të cilat po kthehen hapur në venddepozitim inertesh.

Për 18 vite pronari i tokës ia ka dorëzuar pronën një firme betonieresh, sipas komunikimit me të, i cili thotë se nuk mban më përgjegjësi për çka ndodh aty për sa kohë ka firmosur një kontratë e qëllimet e përdorimit i di kompania që e ka marr me qira.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *