Akset dytësore të rrugëve ku lëvizin kryesisht banorët e zonave përreth janë parajsa e kamionëve që zbrazen çdo natë me inerte.
Në rrugën e vjetër Lushnjë-Rrogozhinë ku vetëm 1 km larg rrethrrotullimit të Çermës pirgjet me mbetje ndërtimore rrezikojnë të mbulojnë trasenë e hekurudhës dhe të bëhen burim aksidenti. Mbetjet e vjetra dhe të reja i dallon me sy të lirë.
Ata që e shfrytëzojnë këtë rrugë thonë se faji i takon së pari individëve. Përpara një katastrofë të tillë mjedisore i lumtur është ai që bie sa më pak në kontakt me mbetjet e ngurta që shiu i bashkon me mbeturinat urbane.
Copa betoni, tulla, gurë, goma makinash dhe plehra shtohen dita-ditës duke e rrezikuar ta kthejnë këtë vend në një fushë të re ilegale mbetjesh.
/Burimi: Top Channel/