Infektimet me Covid-19/ Reagon MSH: 167 raste dhe 3 humbje jete në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar këtë të hënë në lidhje me rastet e infektimeve me Covid-19 në vend.

Mësohet se në vend kanë rezultuar të infektuar 167 qytetarë, si dhe kanë ndërruar jetë 3 persona.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 733 qytetarë të cilët ishin infektuar me covid.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.  Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.  Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.  Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 374 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 167 qytetarë, në këto bashki:

50 në Tiranë, 23 në Lushnjë, 22 në Devoll, 10 në Divjakë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 6 qytetarë në Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Has, Durrës, Patos, Sarandë, nga 3 qytetarë në Dibër, Mallakastër, Vlorë, nga 2 qytetarë në Pukë, Vorë, Delvinë, Finiq, nga 1 qytetarë në Mirditë, Fier, Kolonjë.

Janë 6,980 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 68 vjeç, dy qytetarë në 85-91 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 307,135 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Gusht 2022)

  • Raste të reja ditore            167
  • Të shëruar në 24 orë          733
  • Të shtruar në spitale            21
  • Humbje jete në 24 orë           3
  • Testime ditore                     374
  • Testime totale               1,931,327
  • Raste pozitive                  317,681
  • Raste të shëruara              307,135
  • Raste Aktive                        6,980
  • Humbje jete                         3,566

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                   3,481
  • Fier                        703
  • Durrës                       581
  • Vlorë                          434
  • Elbasan                      384
  • Gjirokastër                   295
  • Korçë                            283
  • Shkodër                        214
  • Berat                            211
  • Lezhë                            207
  • Dibër                                144
  • Kukës                              43

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *