Në çadra e vendosura prej disa ditësh në sheshin ‘Skëndërbej’, ka pasur festë. Kjo sepse një nga infermieret ka festuar ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë për të, e ka gjetur në punë.
Megjithatë, kjo nuk i ka penguar kolegët që t’i bëjnë në surprizë të vogël. Një tortë dhe disa qiri për t’i fryrë ashtu siç e do tradita.
Videoja nga ky moment është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu.
“Ditëlindje speciale për dr. Kristiana Dedën në qendrën e madhe të vaksinimit në sheshin Skënderbej. Mjekja e palodhur jep shërbim në qendrat e vaksinimit të Tiranës që prej ditës së parë të këtij procesi të jashtëzakonshëm, në shërbim të jetës”, shkruan Manastirliu.