Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me deklaratën e zv.ministres e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila në Komisionin e Ligjeve tha se se mjekët dhe infermierët shqiptarë nuk largohen nga vendi drejt Gjermanisë për shkak të pagës.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë shkruan se kjo është e pavërtetë, ku veç rrogës që është 5-fish më shumë rendit dhe arsye të tjera që shtyjnë mjekët dhe infermierët që të largohen nga Shqipëria.