Inflacioni dhe lufta në Ukrainë/ KE reagon: Eurozona drejt një recesioni në tre muajt e ardhshëm

Sipas parashikimit ekonomik të Komisionit Evropian, eurozona dhe shumica e vendeve të BE-së do të shkojnë drejt një recesioni ekonomik në tremujorin e fundit të këtij viti.

“Situata ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm dhe ne po shkojmë drejt dy tremujorëve të tkurrjes. BE është ndër ekonomitë e avancuara më të ekspozuara për çmimet e larta, për shkak të afërsisë gjeografike me luftën dhe varësisë së madhe në importet e gazit nga Rusia. Kriza e energjisë po gërryen fuqinë blerëse të familjeve dhe po rëndon mbi prodhimin”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

Ekzekutivi i Bashkimit Evropia ka rishikuar parashikimin mbi inflacionin që prej korrikut të këtij viti, dhe sipas shifrave do të jetë 9.3% në vendet e BE-së dhe 8.5% ne vendet e eurozon-it.

Edhe pse pritet që çmimet të pësojnë ulje në 2023, inflacioni ende parashikohet të jetë në 7% në BE dhe 6.1% në eurozonë, përpara se të ulet në 3% në BE dhe 2.6% në zonën e euros në 2024. BE-ja u bazohet në supozimin se tensionet gjeopolitike si lufta në Ukrainë as nuk do të normalizohen dhe as do të përshkallëzohen dhe se sanksionet kundër Rusisë do të mbeten në fuqi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *