Shqiptarët janë një popull përgjithësisht me një jetesë minimale dhe shpenzimet kryesore të tyre shkojnë për ushqim dhe për nevoja bazike jete.
Kjo gjë është vërejtur edhe gjatë pandemisë, ku ranë ndjeshëm shpenzimet për shumë aktivitete, por ato që nuk ndalën ishin konsumi dhe shërbimet e nevojshme.
Përqendrimi i konsumit tek ushqimet dhe kujdesi për shtëpinë edhe gjatë pandemisë, nga shumë njerëz, në kushtet e mungesës së lëvizjes së lirë, u reflektua edhe tek inflacioni, i cili në muajin mars shënoi rritje me 1,2%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%.
Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2021, krahasuar me shkurtin 2021 ishte 0,7%.
Rritja e çmimeve të ushqimeve
Sipas të dhënave të INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,96 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,15 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,01 pikë secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,10 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Mars 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Komunikimi” me 2,2% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1%, “Shëndeti” me 0,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,5%, “Veshje dhe këpucë” me 0,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,1% secili.
Ulet çmimi për transportet
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,6%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 7,0%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 5,3%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5%, “peshk” me 3,2%, “bukë dhe drithëra” me 2,5%, “mish” me 1,5%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 1,1%, etj.
Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,6%, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 1,4%, “Veshje dhe këpucë” me 0,3%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Transporti” me 0,2% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,1%.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,4%, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% dhe “Shëndeti” me 0,1%.
/Burimi: INSTAT/Përshtati: Priza.al/