Së fundmi, dy artistët e njohur Stine dhe Ingrit Gjoni kanë qenë të ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku për herë të parë dyshja na treguan se miqësia mes tyre është shumë e hershme. Stine tregon se: “Jemi njohur që në 8-vjeçare. Po kjo nuk na e varte se ishim çuna, kështu… Ingriti vinte në shkollë me ato rrobat e bukura”
Ndërsa Ingriti thotë se:“Ne jemi shokë ka 20 vjet. Kam qenë pak ekstravagante. Unë nuk kam pasur shije për këngëtarë”.
Një pjesë nga biseda në studio:
Si ka ndryshuar muzika në kohët e dikurshme dhe tani?
Stine: “Nuk duhet t’i bësh këto dallime edhe atëherë edhe tani kanë vështirësitë e veta po është shumë bukur të bësh muzikë”.
Ingriti: “Për mua si grua ka qenë më keq dikur, ka qenë më e vështirë”.
Ingriti dhe Stine folën gjithashtu dhe për jetën private:
“Unë nuk kam qenë asnjëherë vetëm, nuk them as po as jo, unë nuk kam qenë asnjëherë vetëm”- tha Ingriti, duke lënë të kuptohet që jeta private shkon shumë mirë.
Ndërsa Stine tregoi që gjen gjithmonë kohë për familjen mes gjithë angazhimeve që ka.
“Graciela dhe Estia janë njësoj. Nëse do Graciela diçka e do edhe e vogla”,- tregon artisti.
Ata zbuluan gjithashtu që Stine e quan “Intriga” Ingritin prej 20 vitesh tashmë dhe është një pseudonim që Ingriti mund t’ja lejojë pa problem mikut të saj.