‘Iniciativa Demokratike’/ Kadilli prezanton nismën e re: Një PD e pastër! Përplasja e brendshme po na shkatërron

Anëtari i PD Fatbardh Kadilli, paraditen e kësaj të marte ka prezantuar  lëvizjen e re të krijuar brenda Partisë Demokratike, të quajtur “Iniciativa Demokratike”.

Nisma e re e Kadillit, e cila vepron brenda filozofisë së PD, dhe do të ketë në përbërje zëra të njohur në radhët e demokratëve. Ndërkaq pjesë e kësaj lëvizje janë disa emra të njohur nga radhët e PD-së si Ivi Kasi, Artan Hoxha, Enno Bozdo dhe të tjerë.

Në përputhje të plotë me statutin e PD, shpallim krijimin e një nisme të re, e pangjashme dhe e pashfrytëzuar më parë. Këtë mundësi na e jep statuti, për të shfrytëzuar talentet e pashfrytëzuara të kësaj partie. Në sjellim ide, për një mendim të ri politik, për një aksion të ri politik.

Një PD e pastër, e bashkuar, dhe fituese. Iniciative Demokratike është sot përgjigja që ne kemi përballë demokratëve dhe qytetarëve që duam të kemi në opozitë. Përplasja e brendshme po na shkatërron fuqitë tona politike. Ne do të bëjmë një opozitë me propozim të besueshëm nga njerëz të besueshëm në dobi të qytetarëve, ne sot shpallim krijimin e një nisme të re që bazohet në raportet sociale, politike morale.

Partia mund të bëhet monopol opozitarizmi jo. Struktura e re ka në përbërje të saj politikanë me përvojë profesionale dhe lëvizja është e hapur për të gjithë politikanët e tjerë dhe qytetarët. Është një strukturë vetëvepruese dhe nuk merr leje dhe ideologjie. Te konkurrenca, guximi dhe pastërtia qëndron dallimi që ne duam të bëjmë. Do të sjellë dobi për qytetarin do të sjellë konkurrencën dhe meritokracinë”, ka thënë Kadilli.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *