Priyanka Chopra, mikesha e Meghan Markle ‘injoroi’ totalisht Princin William dhe dukeshën Kate Middleton dhe videoja e këtij momenti është bërë virale në rrjete sociale.
Në videon e publikuar nga ‘Daily Mail’ duket aktorja e famshme teksa rregullon shallin duke qëndruar indiferente, ndërkohë që Duka dhe Dukesha e Kembrixh-it zënë vendet, shoqëruar me duartrokitje përpara finales së ndeshjes së tenisit të zhvilluar të shtunën e kaluar.
Në disa foto të tjera vihet re si Priyanka largohet nga çifti mbretëror, teksa ata u përshëdetën me VIP-at pas ndeshjes.
Vëzhguesit mbretëror u shprehën që kjo mospërfillje vinte si pasojë e kritikave të Meghan për Kate në intervistën për ‘Oprah Winfrey’. Një burim për E!News ka thënë se Meghan i ka treguar aktores së famshme për gjërat që ka kaluar kur ishte brenda oborrit mbretëror.
Nuk përjashtohet mundësia që Chopra të mos i ketë vënë re Kate dhe William kur ato po hynin në “Royal Box” dhe nuk e ka ditur rregullin e mirësjelljes për të duartrokitur kur hyn çifti mbretëror.
Pavarësisht aludimeve, janë të shumtë ata që mendojnë se sjellja e aktores ishte e qëllimshme dhe aspak rastësore.
/Priza.al/