Kylie Jenner po përballet me reagime të ashpra në internet pasi një video u bë virale ku ajo dukej indiferente teksa bënte një foto me një fanse, e cila nga ana tjetër ishte tejet e emocionuar që po takonte idhullin e saj.
Alexa May Rhodes postoi një video në TikTok ku shihet duke iu afruar Jenner-it për të realizuar një foto me të.
Kylie duket se nuk bëri asnjë kontakt me sy ndaj Rhodes, t’i qeshte apo ti fliste përgjatë atyre sekondave.
Ajo nuk dukej aspak e lumtur,” komentoi një përdorues.
“Asnjë përqafim, një buzëqeshje apo edhe një fjalë? naaaaaa”, ka shkruar një tjetër.
“Mund të tregoni se sa shumë dashuri ka për fansat e saj. ,” shtoi dikush tjetër.
“Ajo as nuk e shikoi”– tha një ndjekës.
“Asnjë lëvizje. Sa turp. Do të përpiqesha t’i ‘fitoja’ të gjithë. Këta njerëz janë sistemi i tyre mbështetës. Çfarë mundësie e humbur,” vijuan komentet.