Kreu i PD, Sali Berisha është duke mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët.
Berisha ka sjellë në vëmendjen sigurinë e vendit por edhe atë të rajonit, duke theksuar se NATO në takimin e fundit mes presidentit Aleksandër Vuçic dhe kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar që të ruhet stabilitet në Kosovë.
Sakaq shtoi se kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me Vuçiç kërkon të zbatojë planin e presidentit Vladimir Putinit për projektin ‘Open Ballkan’.
“Rama thotë sa më shumë hani kokën e njëri-tjetrit. Pra, atë që shteti e ka ndaluar kryeministri inkurajon bandat për vrasje. Dënoj këtë qëndrim dhe vrasjet e shëmtuara në sheshe. Qëndrimi ynë është zero tolerantë ndaj krimit, do t’i japim bandave vendimin e merituar. Në Bruksel ka pasur zhvillime të shumta, ku u takua Vuçiç dhe Kurti. Në këtë takim u përsëritën vendosmëria e NATO-s për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Këtu morëm një mesazh të fortë të gjithë ata të cilët punojnë për projektin e Putinit, Vuçic dhe Rama. Po kështu sekretari i përgjithshëm i kërkoi palëve që të zgjedhin gjerat me dialog. Mund të themi se dhe ky takim pavarësisht se nuk pati rezultate konkrete, palët ranë dakord që mos të bëjnë shumë diplomaci por të zhvillojnë negociatat”, tha ai.