Inspektoi punimet në shkollën e Pezës, Veliaj: Kemi punuar me të njëjtën cilësi si në qendër të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet në shkollën e rindërtuar në Pezë.

Veliaj tha kjo është shkollë e katërt e cila është rindërtuar në ish-komunën e Pezës, e cila dikur me kushtet modeste që kishte.

Sakaq shtoi se qeveria ka në fokus dhe filozofi të vetëm që fatkeqësitë e tërmetit të kthehet në mundësi rindërtimi.

“Kjo është shkolla e katërt që ndërtojmë në ish-komunën Pezë, e cila dikur me kushtet modeste që kishte, thjesht i mirëmbante shkollat. Duke u bashkuar si njësi administrative e Tiranës, sigurisht, investimet u rritën dhe krejt papritur nga komunë, kjo njësi ka një fuqi më të madhe ekonomike se sa kur mbahej vetëm me taksat e vogla modeste të Pezës. Filozofia e kryeministrit ishte që, fatkeqësinë e tërmetit, ta kthenim në një mundësi të jashtëzakonshme për rindërtim, edhe për të prodhuar realisht xhevahire. Ndonjëherë prindërit thonë: hë mo, se është shkollë në Pezë!

Por shkollat “Agron Hysenlliu”, “Myrvete Peza”, “16 shtatori” dhe këtë shkollë i kemi bërë me të njëjtat standarde. Kush e mendonte se në Pajan do të kishte shkollë me ndriçim led, kamera sigurie dhe ashensor? Duke celebruar këtë ndërtesë, celebrojmë edhe këtë mision. Fakti që e kemi ndërtuar pak edhe më të madhe sesa është nevoja, do të thotë se mund të ofrojmë edhe ca shërbime shtesë për kopshte dhe çerdhe. Më vjen mirë që kemi punuar me të njëjtën cilësi si në qendër të Tiranës”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *