Ky djalosh nga Kosova i ka shfrytëzuar pushimet e verës në mënyrë tepër efektive.
Olti Qosa është vetëm 12 vjeç dhe ka lexuar më shumë se 200 libra, 55 prej të cilave i ka lexuar vetëm gjatë verës.
I riu dha një intervistë, ku tha se libri është një pasion i tij por shtoi se kur të rritet dëshiron të bëhet një programues.
“Libri është i veçantë, janë me aventura, ku përmbajnë mesazhe dhe histori.
Futem në botën e librit dhe nuk e shikoj se sa faqe ka libri. Kur përfundon them se autori ka harruar dhe diçka, të më shënojë dhe mua si personazh.
Kur futem në botën e librit është sikur dëgjoj muzikë përmes kufjeve. Është një gjë shumë interesante.“. tha 12-vjeçari.
/Priza.al/