Rrjeti social ‘Instagram’ ka njoftuar se së shpejti do të përdorë teknologji të reja të inteligjencës artificiale, për të kuptuar nëse një përdorues është nën moshën 13 vjeç.
Instagram-i është duke punuar aktualisht me këto funksione për të mbrojtur anëtarët më të rinj të këtij komuniteti, ndërsa funksioni që kufizon shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rriturve dhe të miturve nën 18 vjeç, është tashmë në shpërndarje në të gjithë botën.
Pjesëmarrja e minorenëve në rrjetet sociale është një problem madhor. Kujtojmë se kompania ‘TikTok’, pas një kërkese nga Garantuesi i Privatësisë, po kërkon moshën e përdoruesve në regjistrim, pas disa problemeve që u hasën tek të rinjtë.
Lidhur me kufizimin në shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rinjve dhe të rriturve, sipas kompanisë, kjo do të bazohet në teknologjinë e një mekanizmi të aftë të parashikojë moshën e përdoruesve kur regjistrohen në Instagram.