Instagram gjobitet 405 milionë euro për shkeljen e privatësinë së fëmijëve

Rregullatorët irlandezë kanë gjobitur Instagramin me 405 milionë euro për shkeljen e privatësisë së fëmijëve. Ankesa kishte të bënte me të dhënat e fëmijëve, veçanërisht numrat e tyre të telefonit dhe adresat e e-mailit.

“Ne miratuam vendimin tonë përfundimtar të premten e kaluar dhe ai përmban një gjobë prej 405 milionë euro”,- tha zëdhënësi i Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës, i cili është rregullatori kryesor i kompanisë “Meta Platforms Inc”.

Ky denim, është i dyti më i madh i lëshuar sipas rregullave të rrepta të privatësisë së Bashkimit Evropian, pasi rregullatorët e Luksemburgut gjobitën Amazon me 746 milionë euro vitin e kaluar.
Hetimi i mbikëqyrësit irlandez u përqendrua në mënyrën se si Instagram ekspozoi të dhënat personale të përdoruesve të moshës 13 deri në 17 vjeç, duke përfshirë adresat e emailit dhe numrat e telefonit. Mosha minimale për përdoruesit e Instagramit është 13 vjeç.

Sipas rregullave të BE-së për privatësinë e të dhënave, mbikëqyrësi irlandez është rregullatori kryesor për shumë kompani amerikane të teknologjisë me seli evropiane në Dublin. Një zyrtar i Meta tha për BBC News se hetimi ishte fokusuar në cilësimet e vjetra që i kishin përditësuar më shumë se një vit më parë, kohë që kishin lëshuar shumë veçori të reja për të ndihmuar në mbajtjen e adoleshentëve të sigurt dhe informacionin e tyre privat.
WhatsApp u gjobit gjithashtu vitin e kaluar me 225 milionë euro për shkeljen e rregullave mbi transparencën në lidhje me ndarjen e të dhënave të njerëzve me kompanitë e tjera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *