Instagram po planifikon të lançojë një aplikacion për të konkurruar me Twitter dhe mund të debutojë në qershor, sipas ‘Bloomberg News’.
‘Meta’, kompania mëmë e Facebook, po teston produktin në bashkëpunim me influencues dhe disa krijues, sipas publikimit.
“Aplikacioni ka kontaktuar agjencitë e talenteve dhe të famshëm për të “matur” interesin e tyre për të testuar një version të hershëm të aplikacionit, i cili do të integrohet me Instagramin”, tha reporteri Alex Heath.
Aplikacioni, i cili do të jetë i ndarë nga Instagrami, por do t’i lejojë përdoruesit të lidhin llogaritë, mund të lançohet në qershor, sipas Leah Haberman, një profesoreshë marketingu në UCLA.