Instagram vjen me rregulla të reja, data e lindjes është e detyrueshme

Rrjeti social Instagram ka njoftuar se do të fillojë të kërkojë nga përdoruesit që të vendosin datën e lindjes në profil, nëse ata nuk e kanë bërë tashmë këtë.

Përmes një njoftimi, aplikacioni do të dërgojë këtë lloj kujtese me të cilën do të futet dita, muaji dhe viti, siç ndodh tashmë për shërbimet e tjera, siç është Twitter.

Sipas kompanisë, kjo do të përmirësojë si përvojën e përdoruesve, sipas grupmoshave, ashtu edhe sigurinë e tyre, duke pasur parasysh mundësinë e personalizimit të përdorimit duke fshehur, për shembull, përmbajtje që konsiderohet e papërshtatshme për të miturit ose një auditor të caktuar.

“Njoftimi do të shfaqet disa herë dhe nëse, në një moment, nuk e keni ndarë datën tuaj të ditëlindjes, do t’ju duhet ta bëni këtë në mënyrë që të vazhdoni të përdorni Instagram”, shpjegon Pavni Diwanji i produkteve të kompanisë Instagram.

“Ne tashmë po përdorim inteligjencën artificiale për të vlerësuar moshat e njerëzve bazuar në disa sinjale, të tilla si postimet e ditlindjeve. Në të ardhmen, nëse dikush na thotë se janë të një moshe të caktuar dhe teknologjia jonë na thotë të kundërtën, ne do t’i tregojmë atij një menu të opsionet e kontrollit të moshës”, përfundon Diwanji.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *