Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka njoftuar këtë të enjte vendimet e qeverisë.
E pyetur nga gazetarët në lidhje me fondin e instalacionit që do të vendoset pranë kryeministrisë, Ibrahimaj tha se fondi për të ka qenë i parashikuar dhe se pavarësisht në kohë krizash investimet nuk duhet të ndalojë.
Sakaq shtoi se qytetarëve i është miratuar një paketë e mjaftueshme për të përballuar krizën.
Pyetje: Foni i instalacionit në kohë krizash?
Ibrahimaj: Vëmendja duhet të jetë tek nismat dhe vendimet e qeverisë. Ne kemi prezantuar paketën e rezistencës e cila mjafton për të përballuar krizën. Është paketë e mjaftueshme, përbën rreth 60% të buxhetit. Fondi i është vënë në dispozicion qytetarëve. Nga ana tjetër ne kemi bërë transparencë në lidhje me vendimet që kemi marrë. Projekti ka qenë i parashikuar, futet në paketën e fondit të zhvillimit. Kërkojmë rruajtjen e parametrave makroekonomike, investimet do vazhdojnë.