Instalimi i paneleve diellore për familjet, Balluku: Aplikimi nis më 1 nëntor, qytetarët do paguajnë vetëm 30%

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar në lidhje me programin e qeverisë për të subvencionuar shpenzimin prej 70% të kostove në lidhje me panelet diellore.

Balluku tha se faza e parë ka nisur ku bizneset që ofrojnë këtë shërbim duket të aplikojnë deri në datën 18 tetor, ku theksoi se i gjithë procesi do të jetë transparent.

Sakaq theksoi se qytetarët prej 1 nëntorit mund të aplikojnë për të përfituar këtë shërbim, ku do paguajnë vetëm 30% të shpenzimeve.

“Kemi diskutuar me ekspertët dhe rezulton se 20% e konsumit në faturë vjen nga ngrohja e ujit. Ndaj kemi ndërmarrë një hap që kontribuon në buxhetin e familjeve shqiptare por dhe mbrojtjen e mjedisit, ku do të subvencionimin për 70% të shpenzimeve në lidhje me panelet diellore. Kërkojmë të pajisim mbi 20 mijë familjarë të cilët do ndihmohen nga buxheti i shtetit për këtë program. Kemi kënaqësi të bëjmë publik një program që do luajë një rol të rëndësishëm në vend, për të kursyer energji. Në 1 tetor agjencia ka hedhur hapin e parë në lidhje me garën për subjektet të cilat do të ofruar panelet e reja, ku do të mbyllet në 18 tetor. I gjithë aplikimi do të realizohet online, më pas do të seleksionohen subjektet të cilat përmbushin kushtet. Në 1 nëntor do nxjerrim listën e subjekteve dhe qytetarët mund të aplikojnë për këto panele. Qeveria do mbulojë 70% të shpenzimeve, ku do paguajë vetëm 30%. Qytetari do të jetë i qetë dhe nuk do të ketë lidhje me subjektin”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *