Tendenca e rritjes se eksporteve ka vijuar edhe ne muajin e parë të këtij viti, e nxitur dhe nga shtrenjtimi i çmimeve.
INSTAT raportoi se në Janar 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 20,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 4,6 %, në krahasim me Dhjetor 2022.
Importet e mallrave arritën vlerën 58 mld lekë, duke u rritur me 5,8 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me -38,5 %, në krahasim me Dhjetor 2022.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 16 mld lekë, duke u ulur me -19,4 %, krahasuar me Janar 2022 dhe me -70,3 %, në krahasim me Dhjetor 2022.
Gjatë muajit Janar 2023, në rritjen e eksporteve prej 20,2 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +3,7 pikë përqindje, dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,6 pikë përqindje.
Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje.
Rriten eksportet me rajonin, bien me Italinë
Sipas INSTAT, Në muajin Janar 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2022 janë: Maqedonia (207,5 %), Kosova (31,4 %) dhe Greqia (81,6 %). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Italia (-4,1 %), Gjermania (-17,7) dhe Kina (-24,2 %).
Në muajin Janar 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Kina (27,4 %), Gjermania (16,2 %) dhe SH.B.A. (67,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me Janar 2022 janë: Italia (12,3 %), Turqia (4,4 %) dhe Greqia (7,1 %).
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 57,3 %, të gjithë tregtisë.
Në Janar 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 48,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,5 %), Turqia (7,2 %) dhe Greqia (7,0 %).
Importet
Gjatë muajit Janar 2023, në rritjen e importeve prej 5,8 %, krahasuar me Janar 2022, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +4,1 pikë përqindje, “ Produkte kimike dhe plastike” me +1,8 pikë përqindje dhe “Ushqim, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet:
“Prodhime druri dhe letre” me -1,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,0 pikë përqindje. “Tekstile dhe këpucë” me -0,2 pikë përqindje./Monitor