INSTAT: Punësimi, rritje vjetore me 53 mijë persona në muajt korrik-shtator

Në tremujorin e tretë të vitit 2022 rezultuan rreth 53 mijë të punësuar më shumë se e njëjta periudhe e një viti më parë raportoi sot INSTAT.

Rritja i dedikohet rritjes së punësimit në sektorit e bujqësie dhe shërbimeve, nga rritja e turizmit, ndërkohë që industria shënoi rënie.

Për rrjedhojë treguesi i papunësisë shënoi ulje në rekorde historike. Sipas INSTAT në tremujorin e tretë 2022, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 10,6%.

Shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,7 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2021, dhe u ul me 0,5 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 9,9% dhe për gratë 11,3%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 1,0 pikë përqindje për burrat dhe është ulur me 0,4 pikë përqindje për gratë.

Pjesëmarrja në forcën e punës në rekorde, arrin në 73.4%

Gjatë këtij tremujori, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3,8%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021 dhe me 1,6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.

Në tremujorin e tretë 2022, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 10,6%. Niveli i papunësisë u ul me 2,8%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021 dhe është ulur me 2,4%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në tremujorin e tretë 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 73,4%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 3,3 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0,6 pikë përqindje.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 67,3%, ndërsa për burrat ky tregues është 79,7%. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,4 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 4,2 pikë përqindje, ndërsa për burrat është rritur 2,4 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 54,9%. Ky tregues është rritur me 1,4 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021 dhe është ulur me 0,4 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e dytë 2022. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 82,2%.

Punësimi, zgjerimi vjetor 4.2%

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 65,4 %. Ritmi vjetor i ndryshimit të punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i tretë i vitit 2021 në tremujorin e tretë 2022, është + 4,2%.

Në terma vjetorë, punësimi u ul me 0,2% në sektorin e industrisë, u rrit me 4,7% në sektorin e shërbimeve dhe me 6,5% në sektorin e bujqësisë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë 2022, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 2,6%.

Punësimi u rrit me 3,9% në sektorin e bujqësisë dhe me 4,0 % në sektorin e shërbimeve dhe u ul me 2,3% në sektorin e industrisë.

Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 71,7%, ndërsa për gratë është 59,5%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 2,8 pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 4,2 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 43,7%. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2022, shkalla e punësimit është 75,9%.

Papunësia tek të rinjtë 201.5%

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 20,5%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021, shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e tretë 2022, është rritur me 0,6 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e dytë 2022, ky tregues është rritur me 0,3 pikë përqindje.

Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 7,7%. Në terma vjetorë dhe tremujorë ky tregues është ulur me 1,0 pikë përqindje.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 66,7 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 6,5% klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 12,2% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, 16,8% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 7,6% e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 12,4% në paaftësi të përhershme. Gjatë tremujorit të tretë 2022, 9,1% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Monitor

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *