Në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është zhvilluar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një takim me anëtarët e grupit ndër institucional për integrimin evropian, në lidhje me kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi Shkencor” dhe kapitulli 26 “Arsimi dhe Kultura”.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi shkruan se gjatë këtij takimi theksi u vendos në rëndësinë e këtij momenti për intensifikimin e punës në përmbushje të detyrave dhe rekomandimeve drejt integrimit evropian. Më tej ajo ka shtuar se do të bëjmë më të mirën për tu bërë pjesë e familjes evropiane.
“Në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE zhvilluam sot në #MAS një takim me anëtarët e grupit ndërinstitucional për integrimin evropian, në lidhje me kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi Shkencor” dhe 26 “Arsimi dhe Kultura”.
Theksi u vendos në rëndësinë e këtij momenti për intensifikimin e punës në përmbushje të detyrave dhe rekomandimeve drejt integrimit evropian. Të gjithë së bashku për të bërë më të mirën për të qenë sa më shpejt pjesë e familjes së madhe evropiane”, shkruan Kushi.