Integrimi në BE/ Këshilli i Evropës miraton konkluzionet: Konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet…

Këshilli i Evropës ka miratuar konkluzionet për vendet kandidate dhe potenciale kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Për Shqipërinë, Këshilli mirëpret vendosmërinë e vazhdueshme për të çuar përpara axhendën e reformës së BE-së, që i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Këshilli po ashtu pret me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë sa më shpejt që e mundur, pas miratimit të kuadrit negociator nga Këshilli.

Këshilli përshëndet vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformave të BE-së, e cila i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në në mars 2020.

Këshilli pret që të mbajë sa më shpejt konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator nga Këshilli”,- thuhet ndër të tjera në konkluzionet për Shqipërinë.

Këshilli po ashtu vëren se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ishin përgjithësisht të organizuara mirë dhe kujton se këto zgjedhje u mbajtën në bazë të kuadrit të ri zgjedhor pas një reforme të gjerë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ai inkurajon zbatimin e mëtejshëm të rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR.

Në konluzionet e Këshillit nënvizohet gjithashtu se “dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet vendimtar dhe në këtë kontekst”, po ashtu mirëpret rikthimin e opozitës në parlament, përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht duke zbatuar reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe duke forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të njëjtin qëndrim, Këshilli mban edhe për Maqedoninë e Veriut, ku kërkohet sa më parë mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *