Kryeministri i Bullgarisë, Stefan Yanev ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama. Gjatë fjalës së tij, Ynev tha se konfliktet që Bullgaria ka me Maqedoninë e Veriut nuk duhet të ndikojnë në procesin e integrimit Evropian.
Ai nuk e konsideron si ide të mirë ndërhyrjen nga jashtë për të zgjidhur konfliktet qe kane dy vendet, pasi siç shprehet ai keto janë çështje qe i takojne vetem Bullgarise dhe Maqedonise se Veriut.
“Shoqëria mos mendojë që bullgaria po pengon, përkundrazi pozita jonë është tek deklarata jonë që rruga evropiane si për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në e mbështesim, por pozita e parlamentit bullgar është kjo pozitë që Bullgaria e mbron në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Çështjet tona që kemi për të zgjidhur me Maqedoninë e Veiur mund të zgjidhen vetëm në mënyrë dypalëshe. Ndërhyja nga jashtë nuk është ide e mirë, sepse dy vendet duhet të gjejnë rrugën e dialogut. Ajo që është deklaruar për perspektivën evropiane të konfirmohet me vepra. Kjo pozitë duhet ti shpjegohet partnerëve ndërkombëtare dhe problemet e dyanshme mos ndikohen”, tha kryeministri bullgar.