Integrimi në BE/ Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen në Tiranë

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi (L), u prit sot në një takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (R). Pas takimit, Rama dhe Varhelyi mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku Rama theksoi se Shqipëria njohu miqtë e saj të vërtetë në ditët e tragjedisë pas tërmetit. ( Olsı Shehu - Anadolu Agency )

Ditën e sotme, 10 qershor, në Pallat e Brigadave në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor. Shqipëria do të jetë mikpritësja e samitit, ku do të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. Ndërkohë drejtuesit e Samitit do të jenë kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Serbia do të përfaqësohet në Samit me kryeministren Brnabiç, Kosova me Albin Kurtin, Maqedonia e Veriut me Zaevin kurse Mali i Zi me Presidentin Milo Djukanoviç. Po ashtu në Samit do të jenë dhe Sekretarja i Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu si dhe drejtori i Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic.

Ky samit konsiderohet tepër i rëndësishëm, pasi zhvillohet vetëm dy javë përpara vendimit të Bashkimit Europian për çeljen ose jo të negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa pritet të miratohet një deklaratë e Përbashkët e Liderëve për të vazhduar axhendën evropiane, takimi do të vazhdojë me një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama, dhe komisionerit për zgjerim, Varheli.

Axhenda e plotë e Samitit të Ballkanit Perëndimor:

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.30 – Mbërritja e delegacioneve (FOTO + Kamerat e akredituara të vendosura në oborrin përpara hyrjes)

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Brnabić, Kryeministër i Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA

Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit

11.00 – Seanca Plenare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)

13.00 – Drekë Pune (FOTO + Kamera Zyrtare 3 minuta)

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve (Regji Televizive + FOTO + Kamera Zyrtare)

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor (FOTO + Kamera Zyrtare).

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *