Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar për pasojat e përdorimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale për të “angazhuar dhe pushuar” punonjës.
Duke folur në Kongresin e 15-të të Konfederatës Evropiane të Sindikatave, von der Leyen foli rreth planeve të Bashkimit Evropian për të përmirësuar sistemet e inteligjencës artificiale.
Ajo tha se aktualisht, 25 % e kompanive evropiane po planifikojnë të përdorin mjetet e inteligjencës artificiale në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe disa nga këto mjete mund të përdoren për shkarkime të automatizuara nga puna.
“Çdo algoritëm është projektuar nga një programues dhe ky person ka një sfond, ka paragjykime. Pra, asnjë nga algoritmet nuk është pa paragjykime. Ne duhet të jemi shumë të qartë. Askush nuk duhet të pushohet nga puna për shkak të një algoritmi. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne kemi nevojë për rregulla,” tha von der Leyen.
Ajo theksoi se Komisioni i BE-së po vëzhgon zhvillimet dhe mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të rregulluar përdorimin e algoritmeve në menaxhimin e burimeve njerëzore.