Inteligjenca artificiale “vesh” Papa Franceskun, nuk do ta besoni sa reale janë

Së fundmi, një foto e Papa Franceskut e realizuar nga një aplikacion i inteligjencës artificiale është bërë virale. Në të, ai shihet i veshur me një xhup të bardhë, të gjatë dhe të fryrë dhe me varësen me kryq të varur në gjoks.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale u hutuan nga fotoja, mes tyre edhe modelja Chrissy Teigen.

“Mendova se xhupi i papës ishte e vërtetë dhe nuk e mendova dy herë. Nuk ka asnjë mënyrë që mund të përballoj të ardhmen e teknologjisë”, ka shkruar ajo në një postim.

Disa komentuan xhupin e Papa Françeskut dhe thanë se fotoja të ishte e vërtetë. Ai duket sikur po bën videoklipe apo një reper i viteve 90-të, ishin disa nga komentet.

Të tjerë shprehën shqetësimin se sa realiste duket fotografia e Papa Françeskut dhe se si inteligjenca artificiale mund të ndikojë në perceptimin e njerëzve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *