Interi është kualifikuar për në fazën 1/16 të Champions League. Edhe pse zikaltërit në momentin kur u hodh shorti u cilësuan si pothuajse jashtë gare, ekipi nga Milano ia doli të lërë jashtë Barcelonën.Mjaftonte një fitore sonte ndaj Plzen dhe bileta ishte e siguruar. Kështu ndodhi, pasi Interi mundi 4-0 çekët në shtëpi.
Në minutën e 22-të, zikaltërit provuan të zgjidhin ndeshjen me Acerbin, por goditja e tij nga distanca nuk shkon në portë.
Pak më vonë, aksion model i Interit por nuk përfundon siç duhet pasi Mkhitaryan dhe Di Marco gabojnë nga fare pranë zonës, me portierin mysafir Stanek që neutralizoi gjithçka.
Gjysmë ore lojë, Mkhitaryan la një tjetër rast ideal, por arbitri ndali lojën për Offside.
Brenda pjesës së parë radhën do e kishte Edin Dzeko, që nuk do shtynte dot në rrjetë një top tokazi të ardhur nga krahët nga Dimarco.
Nënkampionët e Italisë do çonin peshë stadiumin San Siro me golin e Mkhitaryan me kokë. Goli i sigurisë nuk do vononte, me Edin Dzeko.
Festivali i golave vazhdoi edhe në pjesën e dytë, me rrjetën e Edin Dzeko dhe Romelu Lukakut. Minuta në fund edhe për Kristjan Asllanin, por vetëm kaq.Italianët rënditen në vendin e dytë me 10 pikë, Barcelona është e 3-ta me 4 pikë, grupi kryesohet nga Bayern Munchen.
GOAL | INTER 0-0 PLZEN
⚽ 35′ Mkhitaryan
Yes that’s the spirit from the host
He did no mistake and send the ball inside the net with beautiful finish#ChampionsLeaguepic.twitter.com/gDiR0tKNN9
— FOOTY HUB ⚽️ (@Footyhub01) October 26, 2022