Inter me një këmbë në gjysmëfinale, Barrela dhe Lukaku I japin fund ecurisë zhgënjyese të zikaltërve

Golat e pjesës së dytë nga Nicolò Barella  dhe Romelu Lukaku  e vendosën Interin në prag të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve të UEFA-s  që nga viti 2009/10, pasi Nerazzurrët mposhtën Benfikën në një fitore 2-0 në Estádio da Luz.

Alessandro Bastoni  u bë protagonist për Interin, pasi krosimi i tij i saktë u devijua nga Barella, i cili hapi rezultatin e lojës.

Lukaku gjithashtu shënoi, ndërhyrja e rrezikshme e Joao Marios në zonën e rreptësisë u bë arsye feste dhe çlirimi për zikaltërit pasi fauli i shkaktuar nga lojtari i Benfikës u perkthye në gol nga belgu.

Nën presion, Simone Inzaghi dha përgjigjen perfekte me skuadrën e tij në Lisbonë dhe Nerazzurrët u shpërblyen duke i dhënë fund ecurisë së tyre prej gjashtë ndeshjesh pa fitore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *