Shpesh kemi dëgjuar histori ku një familje është bekuar me dy fëmijë të lindur në një kohë, por aq sa e bukur është edhe e vështirë që të dy të porsalindurit gëzojnë shëndet të plotë, sipas studimeve të bëra është vërtetuar se, binjakët e lindur në javën e 37-të kanë mundësi më të mirë për të mbijetuar dhe më pak komplikime shëndetësore.
Ky është rezultat i një studimi të publikuar në revistën British Medical Journal (BMJ), sipas së cilit tregon se zakoni për të lindur para kësaj kohe nuk sjell përfitime shëndetësore.
Për të shmangur vdekjet apo lindjet e parakohshme të fëmijëve, rekomandimet aktuale në lidhje me kohën më të mirë për t’i dhënë fund shtatzënisë janë në kundërshtim me njëra-tjetrën dhe të ndryshojnë në mes të 34 deri në 39 të javëve.
E thënë edhe më herët lindjet e parakohshme, shkaktojnë probleme të shëndetit, vështirësi në rrugët e frymëmarrjes dhe sëmundje infektive. Për studimet e reja kanë analizuar 32 studime të mëparshme të zhvilluara përgjatë 10 viteve të fundit, pjesëmarrës në të cilën kanë qenë 35171 gra shtatzënë me binjakë, në mënyrë që të analizonin kohën më të mirë për lindje.
Në mënyrë që të reduktohet sa më shumë që të jetë e mundur vdekshmëria foshnjore studiuesit shpjegojnë se shtatzënat me binjakë duhet të kryejnë lindjen në javën e 37 të shtatzënisë. Ndërkohë që rreziku për vdekshmërinë foshnjore rritet pas javës së 38-të.