Interi kthehet në vend të parë, zikaltrit mundin në ‘San Siro’ Lazion me rezultatin 2-1 dhe marrin fitoren e tetë radhazi

Interi mund Lacion në ‘San Siro’ në takimin e parë të vitit dhe rimerr vendin e parë. Diferenca me Milanin është 1 pikë, por zikaltrit kanë një ndeshje më pak në kampionat.

Interi e nis vitin 2022 me në fitore të rëndësishme. Zikaltrit mundën Lacion në ‘San Siro’ me rezultatin 2-1 dhe shkojnë në kuotën e 49 pikëve pas 20 takimeve të luajtura, hera e parë që e arrijnë pas sezonit 2007-2008.

Vendasit kaluan në avantazh pas 30 minutash me anë të Bastonit. U përgjigj  Imobile pesë minuta më pas, duke barazuar rezultatin dhe pas 587 minutash i dha fund paprekshmërisë së portës së Interit.

Goli i fitores u vendos nga Skriniar, në minutën e 67 të lojës. Për bardhekalktrit luajtën Hysaj dhe Strakosha nga minuta e parë. Gardiani i kuqezinjve bëri dy pritje vendimtare. Interi mori fitoren e tetë radhazi në kampionat dhe vazhdon të mbajë kryesimin me 1 pikë më shumë se sa Milani, e me një takim më pak. Lacio ngelet në kuotën e 32 pikëve, por ka treguar se ka një problem në mbrojtje sepse ka pësuar 39 gola në 21 ndeshje.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *