Përfundon ndeshja e javës së 12 të Serisë A. Interi ka triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 kundër Sampdorias në “San Siro”, duke marrë fitoren e 4 radhazi.
Zikaltërit zhbllokuan sfidën në minutën e 21. De Vraj kërceu mbi të gjithë gjatë një goditje këndi dhe dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të bukur me kokë.
Në minutën e 44, skuadar e Simone Inzagit dyfishoi shifrat. Bastoni dha një pasim të mrekullueshëm për Barrelën, me këtë të fundit që ndëshkoi portierin me një gjuajtje të fortë.
Në minutën e 73 erdhi edhe goli i tretë për milanezët. Korrea, një nga lojtarët më të kritikuar kohët e fundit, shënoi një gol të bukur pas një aksioni personal.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e 5 me 24 pikë, ndërsa Sampdoria renditet në vendin e 18 me 6 pikë.
Në ndeshjen e Premier Ligës, Liverpuli vazhdon të zhgënjejë tifozët. Pas humbjes së një jave më parë kundër Notingham Forestit, të kuqtë janë thyer në minutat e fundit nga Lidsi, ku këta të fundit triumfuan me rezultatin 1-2.
Miqtë shënuan me Rodrigon, por gjithë “merita” i shkon mbrojtësit të Liverpuliz, Gomez, i cili dha një pasim të gabuar drejt Alison, duke e nxjerrë lojtarin kundërshtar me portën e boshatisur.
Megjithatë kundërpërgjigjja e skuadrës së Klopit nuk vonoi. Në minutën e 14, Mohamed Salah barazoi shifrat pas një krosimi në zonë të Robertson.
Me këtë humbje, Liverpuli renditet në vendin e 9 me 16 pikë, ndërsa Lidsi mban vendin e 17 me 12 pikë.