Interi merr frymë lirisht, Sanchez drejt largimit, “divorci” mes palëve kushton shumë

Te Interi mund të marrin frymë lirisht. Alexis Sanchez është pranë kalimit te Marseille, skuadër që prej ditësh është në kontakte me klubin milanez.

Kontrata e sulmuesit kilian skadon vitin tjetër, ndërsa prishja përpara kohe e marrëveshjes kushton 4.5 milionë euro për nënkampionët e Italisë.

33 vjeçari Sanchez luajti 3 sezone te Interi, pa lënë ndonjë gjurmë të madhe. Ai ka luajtur më parë për Barcelonën, Arsenalin dhe Manchester United.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *