Përfundon ndeshja e javës së 17 në Serinë A. Interi është surprizuar në transfertë ndaj Monzas, teksa është ndalur në barazim 2-2. Zikaltërit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 10 me Darmian. Kundërpërgjigjja e vendasve ishte e menjëhershme, teksa barazuan shifrat me Siurrian.
11 minuta më vonë, Interi gjeti golin e epërsisë. Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez mori një super dhuratë nga mbrojtja vendase.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitore e ekipit të Simone Inzagit, Monza gjeti golin e barazimit me Kaldirolan në minutën e 90+3, i cili shkundi Onanën.
Edhe Kristjan Asllani luajti minutat e tij, pasi Inzagi e aktivizoi në minutën e 55.
Me këtë barazim, Interi mban vendin e 4 me 34 pikë, ndërsa Monza renditet në vendin e 13 me 18 pikë, po aq sa Empoli që ka një ndeshje më pak.